Barcelona njoftohet se do të synojë anësorin e Interit, Ivan Perisic, nëse nuk arrijnë të transferojnë Philippe Coutinhon ose Ousmane Dembelen.
Sipas Sportitalia, paratë e Barcelonës nga shitja e Neymarit në Paris Saint-Germain prej 222 milionë eurove e bën të mundur të paguaj çmimin e kërkuar nga Interi prej 50 milionë eurove për Perisicin.
Kroati kishte qenë i lidhur ngushtë me Manchester Unitedin, por nuk mund të pajtoheshin skuadrat për çmimin e kërkuar dhe vëmendja u kthye drejt Nerazzurrëve të cilin duan të nënshkruajnë një kontratë të re me të.
Megjithatë, katalanasit duket se kanë bërë përparim të rëndësishëm për Dembelen, i cili u dënua nga Borussia Dortmund pasi humbi trajnimin e të enjtes.
Coutinho, ndërkohë, dorëzoi një kërkesë zyrtare të transferimit të premten, edhe pse raportet së shpejti dolën se ishte refuzuar nga Liverpooli. /Telegrafi/