Telegrafi

Barça konsideron shitjen e Suarezit, alarmohen gjigantët anglezë

Luis Suarez (Getty Images)

Barcelona thuhet se po merr në konsideratë shitjen e sulmuesit uruguaian, Luis Suarez dhe kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha nga Liga Premier.  

Është sugjeruar nga mediat që Ousmane Dembele do të ishte sulmuesi i flijuar nga menaxhmenti i Barcelonës në rast transferimi të Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Por, tani ka lajme se Barcelona mund të kërkoj të holla nga shitja e Suarezit në rast së nënshkruhet Griezmann këtë verë.

Lexo po ashtu Suarez: Griezmann është i mirëpritur te Barça

Sipas mediumit TV3, Suarez do të jetë lojtari i vendosur për shitje në qoftë se Griezmann ‘rrëmbehet’ nga Los Colchoneros.

Suarez është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë (Getty Images)

Barça mund të nënshkruajë me sulmuesin francez për 100 milionë euro, e cila është klauzola e blerjes së vendosur brenda kontratës së Griezmann.

Ndërkohë, e ardhmja e Suarezit mund të lidhet me ish-trajnerin e Barcelonës, spanjollin Luis Enrique.

Lexo po ashtu Pesë sulmuesit që janë ende aktiv dhe kanë shënuar mbi 400 gola – Prijnë Ronaldo e Messi

Asturiani është në bisedime me Chelsean dhe Arsenalin për një rikthim në futboll dhe e ardhmja e tij me shumë mundësi do të jetë Liga Premier.

Ndryshe, Suarez u bashkua me Barcelonën në 2014 nga Liverpooli dhe nga ai vit ka fituar gjithë trofetë e mundshëm, teksa ka shënuar edhe shumë gola. /Telegrafi/