Site icon Telegrafi

Banorët e Big Brother VIP Albania fitojnë dhe humbasin ndjekës në Instagram – kush pati lëvizjet më të mëdha në shifra

Ilustrim: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Banorët e “Big Brother VIP” janë kthyer në personazhet më të famshëm në vend, të cilët në varësi të situata humbin ose fitojnë ndjekës në rrjete sociale.

Top Channel së fundmi ka bërë një listë të tetë prej banorëve me lëvizjet më të mëdha sa i përket numrit të ndjekësve të rrjetet sociale.

8. Në vend të fundit për këtë javë është Tea Trifoni. Për këtë javë ajo ka humbur 2 mijë ndjekës në Instagram.

Foto: Instagram

7. Dea Mishel ka humbur brenda javës 1 mijë ndjekës. Edhe pse u duk në fillim se mes saj dhe Amosit mund të lindte ndonjë romancë, gjërat mes tyre nuk shkuan dhe aq mirë.

Foto: Instagram

6. Teksa para pak javësh aktori Amos Muji Zaharia ishte me humbje në numrin e ndjekësve, tani ai ka filluar t’i rrisë sërish shifrat. Këtë javë ai ka fituar 100 ndjekës.

Foto: Instagram

5. Diola Dosti, që na emocionoi me historinë e jetës së saj ‘prime’-in e kaluar, këtë javë ka fituar 800 ndjekës në Instagram.

Foto: Instagram

4. Një nga protagonistet e shtëpisë së “BBV”, është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve. Aktorja ka shtuar 6 mijë ndjekës në Instagram.

Foto: Instagram

3. Një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, për të mos thënë më i komentuari, është padyshim Luiz Ejlli. Publiku është afeksionuar pas tij që nga forca e treguar, loja që ka zgjedhur të bëjë, debatet e shumta, notat e tij të humorit, historia e dashurisë me Kiara Titon, e shumë e shumë motive të tjera. Ai ka fituar 20 mijë ndjekës këtë javë.

Foto: Instagram

2. Kiara Tito renditet menjëherë pas Luizit me po 20 mijë ndjekës të shtuar brenda javës. Duket se publikut i ka pëlqyer shumë puthja e shkëmbyer më në fund mes tyre.

Foto: Instagram

1. Në vend të parë për këtë javë qëndron Efi. Ajo ka fituar 21 mijë ndjekës më shumë për një javë në Instagram. /TCH/

Foto: Instagram
Exit mobile version