Pas fitores ndaj Juventusit ka folur edhe truri i mesfushës së Interit, Ever Banega.
Argjentinasi ka thënë se ishte një fitore e vështirë, por e merituar.
“Ishte e vështirë të fitoje kundër një kundërshtari si Juve, por ne kemi dhen gjithçka dhe duam të vazhdojmë kështu. Po përshtatem mire te Interi”.
“Në mesfushë me Medel? Gary ka kualitet, e njoh mirë dhe e dimë çfarë skuadra dëshiron. Çelësi i fitores? Nuk e humbëm vëmendjen, ashtu siç bëmë në Ligën e Evropës”.
“Icardi meriton Kombëtaren? Sigurisht që po, ai po bën gola dhe e dimë që do thirret, por ai duhet të qëndron i qetë dhe të vazhdon kështu”, ka thënë Banega. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=82CtX-ut2SY