Mario Balotelli ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me mundësinë e fitimin të Topit të Artë në një të ardhme.
Sulmuesi i Nice ka folur për mediat e vendit të tij në lidhje me karrierën futbollistike dhe mundësitë e fitimit të Topit të Artë.
Balotelli ka deklaruar se mundësia e vetme për të fituar këtë çmim është vetëm nëse vret Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldos.
“Topi i Artë? Më parë më duhet ta vrasë Messin dhe Ronaldon”, ka thënë fillimisht Balotelli në një mbrëmje gala të organizuar në Brescia.
“Kur mendoj se çfarë kam bërë në karrierën time, atëherë e shoh se nuk është e mjaftueshme, është dashur të bëjë më shumë”, përcjell Telegrafi.
“Një ditë do të dëshiroja ta mbyllja karrierën në qytetin tim, por jam ende i ri”, përfundoi “SuperMario”. /Telegrafi/