Mario Balotelli ka zbuluar se ka pasur negociata me Juventusin, por se nuk do kthehej me Interin dhe Milanin, dhe se është entuziast me Napolin e Romën.
Sulmuesi i Nices ka dhënë një intervistë për komedianin, Damiano Er Fainas, ku ka prekur shumë tema.
“Kurrë skam menduar të kthehem te Interi. Nuk e di kush do të fitojë sonte (e shtunë) mes Napolit dhe Interit, por do të jetë ndeshje e mirë e futbollit”, ka thënë ‘SuperMario’.
“Nuk e ndjeki Milainin dhe nuk do të rikthehem atje. Juventusi? Mentaliteti i tyre do të më bënte mirë. Në fakt, duhej të transferohesha para se të kaloja te Milani. Shkova të flas me ata fillimisht, por tani zgjodha Milanin sepse isha tifoz i tyre dhe shkoja mirë me Adriano Gallianin”.
Balotelli u pyet edhe se a do kishte dëshirë të luante për Romën e Napolin?
“Roma janë një klub i mirë, kurse për Napolin, do doja! Ata kanë një treshe para që janë fantastik, do ishte e vështirë për mua tani, por shpresoj që ta fitojë Scudetton”.
“Mendoj se Juve apo Interi do fitojnë titullin, por shpresoj Napoli. Nuk e njoh Luciano Spallettin, por të gjithë flasin mirë për atë”.
Por, italianit në fund duhet të zgjidhte edhe në mes të Francesco Tottit apo Alessandro Del Pieros?
“Ata janë dy lojtarë të ndryshëm, edhe pse Del Piero ishte fantastik, por preferoj Tottin”, shtoi Balotelli për fund. /Telegrafi/