Site icon Telegrafi

Balotelli: Messi e Ronaldo më të mirët, por edhe unë mundem ta fitoj ‘Topin e Artë’

Mario Balotelli ka thënë se një ditë mund të fitoj edhe ai ‘Topin e Artë’.

Sulmuesi kontrovers italian ka theksuar se dyshja, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë cilësi që si ka askush dhe janë më të mirët.

“Sigurisht që Messi dhe Ronaldo janë më të mirët. Askush nuk i ka cilësitë që kanë ata”, ka thënë fillimisht Balotelli për Rai, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Balotelli: Jam tifoz i Milanit, të kthehem te Interi është e komplikuar

“Nëse unë zhvilloj një sezon të mirë, pa dëmtime dhe do të jem i përqendruar maksimalisht, atëherë një ditë ai trofe do të jetë edhe i imi”, përfundoi sulmuesi italian.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që ‘SuperMario’ deklaron diçka të tillë pasi e ka bërë edhe më parë sa ishte pjesë e skuadrave tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version