Telegrafi

Balotelli kërkohet nga dy gjigantët turq, por ka oferta edhe nga Argjentina dhe Brazili

Mario Balotelli . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mario Balotelli është larguar nga Brescia pas vetëm një vit qëndrimi tek klubi bardhekaltër.

Sulmuesi italian pati probleme me Brescian dhe ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Tani për lojtarin kanë ardhur dy oferta të rëndësishme nga superliga turke, ku gjigantët Galatasaray dhe Fenerbahce duan shërbimet e tij.

Gjithsesi për lojtarin ka oferta edhe jashtë kampionateve evropiane me Boca Juniors që mbetet favoriti kryesor.

Mario Balotelli . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ish-anëtari i skuadrave të mëdha si Inter, Milan, Liverpool, Manchester City apo Marseille po kërkohet edhe në kampionatin brazilian.

Flamengo, Vasco de Gama dhe Botafogo janë ekipet që duan afrimin e reprezentuesit të Kombëtares italiane.

29-vjeçari pritet që të vendos gjatë këtyre ditëve se ku do ta vazhdoj karrierën, por skuadra favoriti mbetet kampioni argjentinas Boca Juniors. /Telegrafi/