Telegrafi

Bale i hapur për rikthim te Tottenhami, Reali mendon shkëmbim me Kane

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale është i hapur për një kthim në Ligën Premier te ish-skuadra e tij Tottenham Hotspur.

Bale pranon se është koha për t’u kthyer në Ligën Premier, i cili gjithashtu ka përfunduar edhe në interesimin e Manchester Unitedit.

Sipas Diario Gol, drejtuesit e Unitedit ishin të etur për një marrëveshje, por planet thuhet se janë vonë për të preferuarin e Jose Mourinhos.

Lexo po ashtu Bale i hapur për rikthim te Tottenhami

Kjo pasi ylli nga Uellsi ka diçka tjetër në mendje, ashtu sikurse edhe drejtuesit e Mbretërit.

Në vend të kësaj, presidenti i Realit, Florentino Perez ka në plan të përdorë Balen në negociata me Tottenhamin për sulmuesin Harry Kane.

Lexo po ashtu Tottenhami ka shitur 10 yje që i kanë sjellë miliona euro në dekadën e fundit (Foto)

Edhe uellsiani ka dhënë miratimin e tij për të qenë i përfshirë në një shkëmbim të mundshëm.

Ky shkëmbim mendohet që mund të vlerësohej në 200 milionë euro, me Realin që do të duhej t’i paguante plus më shumë se 100 milionë euro tjera. /Telegrafi/