Arsenali ka etiketuar tre objektiva për qendrën e mbrojtjes, ku dy nga ta vijnë nga rivalët e tyre, Manchester Unitedi dhe Chelsea.
Unai Emery po mendon përforcimin e mbrojtjes në afatin kalimtar të janarit, pasi ka çaluar në këtë repart deri më tani.
Lëndimi disa mujor i Laurent Koscielnyt dhe tanimë lëndimi i Rob Holdingut ka bërë trajnerin dhe drejtuesit e klubit të mendojnë për përforcime.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Topçinjtë janë duke konsideruar tri objektiva për përforcimin e mbrojtjes në janar.
Objektivi i parë i mbrojtjes për skuadrën londineze është mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly.
Pas Baillyt, klubi nga Emirates ka etiketuar edhe një qendërmbrojtës tjetër nga Liga Premier dhe ai është anglezi i Chelseat, Gary Cahill.
Të dy këta futbollistë kanë shprehur disa herë pakënaqësitë e tyre për situatat në klubet përkatëse, ku nuk janë më pjesë e formacionit.
Një tjetër opsion i mundshëm për tu transferuar nga Arsenali thuhet se është mbrojtësi i Real Valladolidit, Fernando Calero. /Telegrafi/