Telegrafi

Babai i talentit Endrick zbulon klubin e vetëm me të cilin janë në bisedime

Babai i talentit të madh brazilian, Endrick, Douglas ka thënë se Paris Saint-Germain është klubi i parë që ka hapur bisedimet me kampin e yllit të Palmeiras.

Endrick është njëri nga emrat më interesant në futbollin brazilian, pasi ka befasuar të gjithë me talentin e tij në moshën 16-vjeçare.

Douglas, babai i Endrick ka dhënë një përditësim mbi situatën, teksa ka zbuluar klubin me të cilin janë në bisedime.

“Paris Saint-Germain është i vetmi klub që ka hapur negociatat me Palmeiras me një propozim zyrtar, kështu janë gjërat”.

“Ka shumë klube nga vende të ndryshme të gatshme për të nënshkruar me të. PSG tashmë ka bërë një lëvizje”, ka thënë babai i talentit brazilian.

Klubi francez ka shfaqur interesin më të madh për nënshkrimin e lojtarit, në përpjekje për të përsëritur formulën që kanë bërë disa vite më parë me Lucas Moura, edhe pse me pak sukses.

Së bashku me ekipin nga kryeqyteti francez, në gjurmët e tij janë edhe dy klube të tjera.

Real Madrid dhe Chelsea po ndjekin nga afër evolucionin e 16-vjeçarit dhe, sipas raporteve që vijnë nga Brazili, Blutë besohet të ketë bërë një ofertë të parë prej 45 milionë eurosh e cila është refuzuar. /Telegrafi/