Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, i cili është i huazuar te holandezët e Roda JC, ka pranuar se ai hodhi poshtë klubet më të mëdha të Evropës për të qëndruar me Schalken.
Avdijaj u bashkua me Rodan me huazim në afatin e janarit, pasi luftoi për minuta të lojës në Schalke në gjysmën e parë të sezonit 2017/18.
Sulmuesi i Kosovës shpjegoi se ai kishte besim se do të luante te klubi gjerman dhe qëndroi. Por, tani ndihet i penduar pasi refuzoi klubet më të mëdha të Evropës.
“Pasi që unë kam qenë i huazuar te Sturm Graz për një sezon e gjysmë, kam luajtur mjaft shumë në vitin e kaluar, por këtë sezon unë nuk kam bërë asnjë paraqitje nën trajnerin e ri”, ka thënë fillimisht Avdijaj për mediat holandeze.
“Nuk ishte një çështje sportive, nuk kishte asnjë fërkim midis trajnerit dhe meje”.
“Pas këtij sezoni unë jam ende në kontratë me Schalken edhe për një vit tjetër”.
“90 për qind e futbollistëve mund të mendojnë se është e mirë, por unë i përkasë dhjetë për qind të tjerëve”.
“Kur isha 18 vjeç unë mund të shkoja në klube si Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Liverpooli, por unë zgjodha të rrija me Schalken”, përfundoi ylli i Kosovës. /Telegrafi/