Hector Herrera është duke kaluar muajt e fundit si një futbollist i Portos.
Mesfushori meksikan ka gjashtë vite që është pjesë e gjigantit portugez, ku në dy sezonet e fundit ka marrë edhe shiritin e kapitenit.
Por ai ka paralajmëruar largimin nga Porto në verë ku edhe do t’i skadojë kontrata me klubin bardh e kaltër.
Atletico Madrid është skuadra e fundit që është futur në garë për reprezentuesin meksikan.
Ka qenë trajneri Diego Simeone që ka kërkuar nga klubi ta bindin lojtarin t’i bashkohet atyre në verë.
Por Atletico nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Herreras, për të cilin interesim kanë shprehur shumë skuadra të njohura.
Roma, Milan, Napoli dhe Inter gjithashtu janë në kërkim të lojtarit dhe duan ta transferojnë në Serie A.
28-vjeçari ka kërkesa edhe nga kampionati anglez me Arsenalin, Evertonin dhe West Hamin që duan shërbimet e tij.
I sigurt është vetëm largimi i tij nga Porto, por jo edhe skuadra ku do të vazhdoj karrierën meksikani. /Telegrafi/