Telegrafi

Atalanta njofton top klubet evropiane për çmimin e Hojlund

Rasmus Hojlund është sensacioni i këtij viti në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi danez në vitin e tij të parë me Atalantën ka shkëlqyer duke realizuar tetë gola e duke asistuar në dy të tjerë.

20-vjeçari ka shpërthyer edhe në ndeshjet e muajit mars me Kombëtaren e Danimarkës, duke realizuar pesë gola në dy ndeshje.

Top klubet evropiane si Real Madrid, Juventus dhe Arsenal kanë shprehur interesim për danezin e talentuar dhe Atalanta tanimë i ka kthyer një përgjigje të qartë atyre për çmimin e yllit danez.

Fichajes ka raportuar se klubi zikaltër i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se për ta lënë të lirë Hojlund dëshiron së paku 50 milionë euro, plus një përqindje nga rishitja e ardhshme.

Lexo po ashtu Juventusi, Arsenali, Real Madridi: Të gjithë duan yllin e Atalantas, Hojlund

Arsenal, Real Madrid dhe Juventus tanimë kanë mësuar çmimin e lojtarit dhe në verë pritet të dalin me oferta zyrtare në drejtim të Atalantës.

Hojlund iu bashkua Atalantës verën e vitit të kaluar nga skuadra austriake Sturm Graz për shumën e 17 milionë eurove.

Danezi po konsiderohet si një nga futbollistët më të talentuar në Evropë dhe duket se nuk do të qëndroj më shumë se një vit në Bergamo duke bërë menjëherë hapin e madh në karrierë. /Telegrafi/