Telegrafi

Ata që u “harruan” në garën për ‘Topin e Artë’ – nga fituesi i vitit të shkuar te Neymar e Pogba, 11 dështimet e këtij sezoni

France Fotball i ka prezantuar sot 30 të nominuarit që do të jenë në garë për ‘Topin e Artë’, ku nuk mungojnë dy yjet e zakonshme Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Po janë disa lojtarë që shpesh janë parë si pasardhës të kësaj dyshe, por edhe ish fitues të Topit të Artë që kanë mbetur jashtë garës.

Bëhet fjalë për Luka Modric, i cili si fitues në fuqi, nuk do të jetë i pranishëm në mbrëmjen e 2 dhjetorit kur do të kuptohet fituesi i ri.

Po ashtu mungojnë edhe dyshja Paul Pogba dhe Neymar, që dikur shihen si fitues potencial të këtij çmimi.

Listën e mungesave e plotësojnë edhe emra si Harry Kane, Sergio Ramos, Luis Suárez, N’Golo Kanté, Gareth Bale, Ivan Rakitic, Edinson Cavani dhe Gabriel Jesús  që nuk janë mesin e 30 më të mirëve. /Telegrafi/

Luka Modric (Real Madrid)

Neymar (PSG)

Paul Pogba (Manchester United)

Harry Kane (Tottenham)

Sergio Ramos (Real Madrid)

Luis Suárez (Barcelona)

N’Golo Kanté (Chelsea)

Gareth Bale (Real Madrid)

Ivan Rakitic (Barcelona)

Edinson Cavani (PSG)

Gabriel Jesús (Manchester City)