Site icon Telegrafi

Aston Villa përpiqet të negociojë një marrëveshje për Zaniolon

(Foto: Instagram/nicolozaniolo)

Aston Villa është duke përgatitur një ofertë për Nicolo Zaniolon dhe janë në bisedime për sulmuesin e Galatasarayt.

Anësori italian u largua nga Roma për të shkuar drejt Turqisë në muajin shkurt, ku nënshkroi kontratë katërvjeçare me gjigantin nga Stambolli.

Që në muajt e parë në Turk Super Lig, ai ka treguar shenja pozitive duke shënuar pesë gola në 11 paraqitje. Kjo ka bërë që të rikthehet interesimi i klubeve të mëdha për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Juventusi bën ofertë zyrtare për transferimin e Zaniolos

Milani dhe Juventusi janë dy klubet italiane që duan ta rikthejnë në Serie A, ndërsa ka interesim edhe nga klubet saudite. Zaniolo ka klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh në kontratën e tij me Galatasarayn.

Fabrizio Romano njofton se Aston Villa e ka bërë 24-vjeçarin një prej shënjestrave kryesore në këtë verë dhe janë duke u përpjekur të arrijnë marrëveshje transferimi.

Ka qenë pikërisht drejtori i tanishëm sportiv i klubit anglez, Monchi, i cili e kishte transferuar Zaniolon te Roma në vitin 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version