Telegrafi

Asllani: Shpresojmë të kualifikohemi dhe të shkojmë në Evropian

(Foto: SS)

Kristjan Asllani realizoi një gol të mrekullueshëm me fanellën kuqezi, duke ia shpërblyer besimin trajnerit Sylvinho.

“Shpresoja që ai top të më vinte, sepse e pashë që linja e tyre ishte prapa. E kisha ndarë mendjen që do të tentoja portën dhe fatmirësisht shënova”, citon SuperSport fjalët e tij.

Lexo po ashtu Kristjan Asllani realizon gol të jashtëzakonshëm, Shqipëria rikthen epërsinë

I pyetur për kualifikimin me Interin në finale të Ligës së Kampionëve dhe mundësinë për të shkuar me Shqipërinë në Kampionatin Evropian, është shprehur:

“Kam pasur një ëndërr që në fëmijëri dhe po i realizoj. Gjynah që nuk e fituam Championsin. Tani shpresojmë të kualifikohemi dhe të shkojmë në Evropian. Na presin ndeshje shumë të rëndësishme në shtator”.

Lexo po ashtu Shqipëria vazhdon shkëlqimin, fitore e madhe në udhëtim te Ishujt Faroe

Situata te Interi: “Jap zemrën në fushë dhe sot kisha dëshirë për të luajtur, edhe tek Interi kam dëshirë, por kam lojtar të mëdhenj përpara, prej të cilëve mësoj shumë.

“Falënderoj trajnerin që më dha mundësinë për të luajtur me Shqipërinë, besoj se e kam shfrytëzuar rastin. Të gjithë e dinë që unë kam dëshirë të godas nga jashtë zonës, erdhi momenti dhe e shfrytëzova”.