Site icon Telegrafi

Askush si Zidane, nëntë tituj në vetëm dy vjet e gjysmë – lë mbrapa shumë legjenda dhe trajnerë aktual

Foto: UEFA/ChampionsLeague

Zinedine Zidane po vazhdon të koleksionojë trofe që nga emërimi i tij si trajner i parë i Real Madridit.

Francezi erdhi në krye të Mbretërve më 4 janar të vitit 2016, duke zëvendësuar spanjollin e shkarkuar, Rafa Benitez.

Që prej mbërritjes së Zidanet në fillim të vitit 2016, francezi asnjëherë nuk është rrëzuar nga gara e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Nuk ngopet Reali, mposht Liverpoolin dhe e fiton për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve

Mbrëmë (e shtunë) Real Madridi mposhti në finale të Ligës së Kampionëve Liverpoolin me rezultat 3-1 dhe ishte hera e tretë që Mbretërit fitojnë trofeun radhazi.

Festa e Mbretërve pas trofeut të tretë radhazi (Getty Images)

Kjo ishte gjithashtu hera e tretë edhe për trajnerin francez, i cili ka befasuar të gjithë pasi askush asnjëherë më parë nuk ka arritur të bëjë një gjë të tillë.

Ky trofe i Ligës së Kampionëve ishte i nënti për Zidanen si trajner i Los Blancos në vetëm dy vite e gjysmë në krye të klubit nga Santiago Bernabeu.

Zidane ka lënë tashmë mbrapa shumë trajnerë të njohur në vetëm dy vite e gjysmë (Getty Images)

Ai ka fituar tri herë trofeun e ‘Champions’, dy herë atë Kupës së Botës për Klube, dy Superkupa UEFA, një titull të La Liga dhe një Superkupë të Spanjës.

Në fakt, në vetëm dy vjet e gjysmë si trajner i Real Madridit, ai ka fituar më shumë sesa trajnerët legjendar si Sir Alex Ferguson, Pep Guardiola, Jose Mourinho, Vicente Del Bosque, Jupp Heynckes, Ottmar Hitzfeld dhe Arrigo Sacchi. /Telegrafi/

Foto: Marca
Exit mobile version