Telegrafi

Artistët që do të performojnë në koncertin e Capital T, “Time Capsule”

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, të premten (11 gusht) mban koncertin e tij solo, “Time Capsule”, në Prishtinë.

Ky event ishte paraparë të mbahej në stadiumin “Fadil Vokrri”, megjithëse u njoftua se është zhvendosur në Parkingun e Pallatit të Rinisë.

Kjo nuk ka dyshim se do të jetë një mbrëmje e paharruar me performanca të ndryshme edhe nga shumë artistë tjerë.

Tashmë u bë e ditur se për të performuar në këtë koncert do të vijë edhe artisti me famë ndërkombëtare, Akon.

Lexo po ashtu Capital T e 'ndryshon lojën' në skenën vendore të repit, sjell artistin ndërkombëtar Akon në koncertin e tij

Përveç tij, këngëtarët e tjerë të ftuar janë: Rina Balaj, Lluni, Kanita, Il Ghost, 2po2, Majk, Lyrical Son, Ledri Vula, MC Kresha dhe Elvana Gjata.

“Time Capsule” u mbajt për herë të parë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë në vitin 2019.

Trim Ademi (emri i vërtetë) theksojmë se është prej vitesh në skenë dhe njëri nga artistët më të suksesshëm e me hite të mëdha. /Telegrafi/