Site icon Telegrafi

Arthur ndihet krenar me interesimin e Interit

Mesfushori i Barcelonës, Arthur pranon se është krenar që është i lidhur me Interin, por aktualisht nuk ka në plan të largohet nga Camp Nou.

Gazeta Mundo Deportivo pohoi ditëve të fundit se Interi do të ishte i interesuar të merrte Arthur si pjesë e një marrëveshje në rast se Barca nuk paguan klauzolën e plot të lëshimit të Lautaro Martinez, e cila është 111 milionë euro.

Fjalët për një transferim te Interi e kanë bërë krenar mesfushorin brazilian, Arthur, por momentalisht nuk mendohet të largohet nga Barcelona.

Lexo po ashtu Interi kërkon nga Barcelona ta përfshijë Arthurin në ofertën për Lautaron

“Për çdo lojtar, të qenit i lidhur me një klub kaq të rëndësishëm dhe aq të njohur në të gjithë botën si Interi, një klub me një trajner të shkëlqyeshëm dhe një skuadër mbresëlënëse, është një burim krenarie”.

“Megjithatë, mendimet që kam në mendjen time tani janë vetëm për Barcelonën”.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët e Barcelonës me vlerën më të lartë në treg – Kryeson Messi, befasi mungesat e Busquets dhe Pique

“Ndihem shumë mirë në klub dhe në qytet, dhe sinqerisht vazhdoj ta shoh veten të veshur në Blaugrana për shumë vite”, ka thënë Arthur për Gazzetta dello Sport.

Mediumi italian shton se braziliani, edhe pse vlerëson interesimin e Nerazzurrëve, ai e ka tërhequr veten nga marrëveshja e mundshme e shkëmbimit. /Telegrafi/

Exit mobile version