Site icon Telegrafi

Arsenali vendos datën deri kur klubet mund të bëjnë ofertë për Aubameyangun

Arsenali ka njoftuar se ka caktuar një afat deri më 15 qershori, që Barcelona dhe klubet tjera të interesuara të bëjnë një ofertë zyrtare nëse duan shërbimet e sulmuesit të tyre, Pierre-Emerick Aubameyang.

Klubi katalunas ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje për yllin e Topçinjve, pasi ai hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij këtë verë.

Aubameyang i vlerësuar rreth 50 milionë euro ka qenë cak i interesimit të edhe disa klubeve tjera evropiane.

Lexo po ashtu Eto’o këshillon Barcelonën: Mane dhe Aubameyang nuk i përshtaten sistemit të klubit

Sipas Daily Mirror, gjiganti i Ligës Premier dëshiron të zgjidhë të ardhmen e yllit të Gabonit dhe të shmangë para-sezonin nga spekulimet e transferimit duke vendosur ultimatum që klubet e interesuara të bëjnë ofertë deri më 15 qershor.

Real Madridi po monitoron gjithashtu situatën e ish-yllit të Borussia Dortmundit, por Los Blancos thuhet se nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar.

Lexo po ashtu Interi i ofron Arsenalit shkëmbimin e Icardit me Aubameyangun

Barcelona është gjithashtu e pasigurt për një tarifë kaq të lartë për një lojtar që do të mbush 31 vjeç në qershor, dhe mund të shikojë të ofrojë një marrëveshje alternative.

Arteta është përfolur se është e interesuar për Ousmane Dembele, i cili ka duruar një sezon të ndërprerë dëmtimi në Camp Nou, dhe La Blaugrana mund të propozojë një shkëmbim lojtarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version