Telegrafi

Arsenali, Unitedi, Milani dhe Roma kërkojnë kalimin tutje në Ligën e Evropës

Sot (e enjte) zhvillohen ndeshjet kthyese të fazës së 1/16-tës në Ligën e Evropës, ku pritet të luhen shumë ndeshje interesante.

Ethet e Ligës së Evropës do të kaplojnë tifozë të shumë skuadrave evropiane, ndër to edhe disa gjigantë si Arsenali, Manchester Unitedi, Milani dhe Roma.

Arsenali do të kërkoj kalimin në fazën tjetër me një fitore ndaj Benficas, pasi ndeshja e parë u mbyll me rezultat 1-1.

Edhe Milani ka luajtur baras 2-2 ndaj Crvena Zvezdas dhe synon fitore për t’u kualifikuar tutje në fazën tjetër.

Unitedi do ta ketë më të lehtë kalimin tutje pas fitores 4-0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e parë, ashtu sikurse Roma që mposhti 2-0 Bragan.

Ndeshje interesante pritet të jenë edhe Ajax-Lille, PSV-Olympiacos dhe Bayer Leverkusen-Young Boys.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në dy orare, nga ora 18:55 dhe 21:00.

/Telegrafi/