Telegrafi

Arsenali rivalizon klubet italiane, kontakton Bonaventuran

Klubi anglez, Arsenali është i interesuar për transferimin e mesfushorit italian të Milanit, Giacomo Bonaventura.

Reprezentuesi italian përfundon kontratën e tij me Rossonerët në fund të muajit të ardhshëm dhe është gati të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Interesimi për të ka ardhur nga rivalët e Serie A, si Roma, Fiorentina, Lazio dhe Torino, megjithatë një kalim në Angli gjithashtu mund të jetë i mundshëm.

Lexo po ashtu Tare synon transferimin e Giroudit dhe Bonaventuras te Lazio

Sipas mediumit The Sun, Topçinjtë kanë bërë kontakte tashmë duke e regjistruar interesimin e tyre për italianin Bonaventura.

Londinezët janë të lirë të negociojnë për kushtet e para-kontratës me mesfushorin.

Vetëm këtë javë, është pretenduar se drejtuesit e Arsenalit janë duke u detyruar të punojnë në tregun e lojtarëve të lirë pasi klubi nuk qëndron mirë me financa. /Telegrafi/