Site icon Telegrafi

Arsenali ua ofron Ozilin tri skuadrave të mëdha turke

Mesut Ozil (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Arsenali është duke u përpjekur të gjejë një blerës në Turqi për yllin turko-gjerman, Mesut Ozil.

Sipas mediumit Calciomercato.com, Arsenali i ka ofruar tri skuadrave të mëdha turke transferimin e mesfushorit kreativ.

Fenerbahce, Istanbul Basaksehir dhe Galatasaray janë skuadrat të cilat Arsenali i ka pyetur nëse dëshirojnë të nënshkruajnë me gjermanin.

Lexo po ashtu Skuadrat e mëdha turke në bisedime me Arsenalin për Ozilin

Arsenali është i gatshëm të paguajë një pjesë të pagës së tij për dy sezonet e para në Turqi vetëm dhe vetëm për të larguar Ozilin.

Menaxheri Unai Emery është i etur për të çliruar fondet pasi u është dhënë një buxhet transferimi prej vetëm 45 milion funte për të këtë afat kalimtar të verës.

Ozil nuk ka raporte të mira me Emeryn (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Arsenali u përpoq t’i ofrojë Ozilin edhe skuadrave italiane: Interit , Napolit dhe Juventusit në janar, por nuk pati sukses.

Asnjë nga skuadrat e Serie nuk ishte e gatshme të përputheshin me vlerësimin e Arsenalit prej 27 milionë funtesh për lojtarin dhe nuk dëshironin të paguanin pagën e tij të lartë. /Telegrafi/  

Exit mobile version