Telegrafi

Arsenali i ofron Chelseat Chamberlainin për Maticin

Arsenali i ka propozuar një ofertë shkëmbimi Chelseat për mesfushorin Nemanja Matic, duke i ofruar atyre mesfushorin anglez Alex Oxlade-Chamberlain.

Chamberlain është në vitin e fundit të kontratës së tij me Topçinjtë dhe Antonio Conte thuhet se është i etur për të nënshkruar me të.

Lexo po ashtu Wenger kërkon respektim të kontratave, aludon te Sanchezi

Dhe duket se edhe Arsene Wenger dëshiron të përfitojë më shumë nga ky interes, në vend që ta humbasë atë si një transferim të lirë verën e ardhshme.

Eksperti italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio pretendon se Arsenali i ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi që do të shihte klubet duke ndërruar Oxlade-Chamberlain dhe Matic.

Manchester Unitedi, Juventusi dhe Interi ishin të gjitha të interesuara në transferimin e mesfushorit serb, por oferta e Arsenalin mund t’i largoj të gjitha nga kjo lojë. /Telegrafi/