Gonzalo Higuain është shumë i shtrenjtë dhe për këtë Arsenali ka kthyer sytë kah Mauro Icardi.
Gunners ishin në garë së bashku me Juventusin për sulmuesin e Napolit, por çmimi i tij mbetet shumë i lartë pasi skuadra e tij nuk pranon çmim tjetër përveç 94 milionë euro.
Sipas Corriere dello Sport klubi anglez tashmë kërkon Icardin që po ashtu është i lidhur me Juventusin.
Gruaja dhe agjentja e lojtarit, Wanda Nara, ka qenë e qartë me kërkesat e saj për zgjatje të kontratës duke kërkuar rritje page nga Interi.
Arsenali është i gatshëm t’i jap 6 milionë euro për sezon dhe të paguajë për të 50 milionë euro. /Telegrafi/