Arsenali është tashmë në bisedime me sulmuesin anësor të Barcelonës, francezin Ousmane Dembele.
Sipas mediumit Cadena SER, përfaqësuesit e Dembele kanë zhvilluar bisedime me klubin anglez, Arsenalin.
Dembele mund të gjejë vendin e tij nën kërcënim te Barcelona pas ardhjes së Malcom dhe kjo mund ta detyroj të largohet.
Ky medium spanjoll pretendon se agjentët e francezit kanë prekur bazën me drejtuesit e Arsenalit për një marrëveshje potenciale.
Drejtori i transferimeve të Arsenalit, Sven Mislintat, ka qenë tashmë në kontakt me kampin e Dembeles.
Anësori francez pëlqehet shumë nga trajneri i ri, Unai Emery, dhe mund të jetë dhurata e drejtuesve para nisjes së sezonit.
Tarifa e transferimit apo mënyra e marrëveshjes ende nuk është diskutuar. /Telegrafi/