Site icon Telegrafi

Arsenali gati t’ia rrëmbejë nga dora Liverpoolit kroatin, vetëm dy milionë e ndajnë Vidan nga Topçinjtë

NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JULY 01: Croatia players celebrate following their sides victory in a penalty shoot out during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Croatia and Denmark at Nizhny Novgorod Stadium on July 1, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Kroacia është nënkampione e Kupës së Botës.

Rrjedhimisht disa prej lojtarëve kroat janë ndër më të kërkuarit në afatin kalimtar të verës.

Një prej tyre është edhe Domagoj Vida, i cili po kërkohet kryesisht prej gjigantëve të Ligës Premier.

Pas Liverpoolit, edhe Arsenali raportohet se i dëshiron shërbimet e biondit të Besiktasit.

Madje, londinezët janë duke ofruar 28 milionë euro për reprezentuesin kroat.

Domagoj Vida (Getty Images)

Ndërkohë, Besiktasi është i gatshëm ta shes lojtarin për 30 milionë euro dhe asnjë cent më pak.

Ndryshe, skuadra turke ka refuzuar tashmë një ofertë të Liverpoolit, e cila përmbante shifrat e 24 milionë eurove.

Vida gjatë karrierës së tij përveç Besiktasit ka luajtur edhe me Dinamo Zagrebin, Dinamo Kievin dhe Bayer Leverkusenin. /Telegrafi/

Exit mobile version