Telegrafi

Arsenali dhe Wolverhamptoni pas Ruganit

(Foto: Stefano Guidi/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, mund të luajë në Ligën Premier në sezonin e ardhshëm, pasi Arsenali dhe Wolverhampton Wanderers kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Qendërmbrojtësi, i cili i mbush 26 vjet në muajin e ardhshëm, e ka humbur vendin në përzgjedhje te Zonja e Vjetër, prandaj do të dëshironte një klub ku mund të luajë më shumë.

Sipas Tuttosport, futbollisti italian me shumë mundësi do të largohet gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarrit.

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Klube të shumta nga Serie A dhe ato jashtë vendin kanë shprehur interesim që ta kenë mbrojtësin në skuadrën e tyre.

Lexo po ashtu Roma dhe Juventus pritet të bëjnë disa shkëmbime interesante gjatë verës

Ndërsa si destinacion shumë i mundshëm është Liga Premier, kur Topçinjtë dhe Wolves janë duke e kërkuar, ndërsa është raportuar se gjatë izolimit nga pandemia, ai ka mësuar anglisht me të dashurën e tij. /Telegrafi/