Site icon Telegrafi

Arsenali dhe Liverpooli njoftojnë Barcelonën për interesimin që kanë për yllin e tyre

Barcelona ende po vuan nga problemet financiare dhe është e pashmangshme që ata duhet të shesin nëse duan të bëjnë ndonjë blerje gjatë afatit kalimtar veror.

Një shitje e madhe do t’u ndihmonte atyre që të rikthehen tek rregulli 1:1 në La Liga, dhe një lojtar që po lidhet me një largim të mundshëm është Raphinha

Gjatë viteve të fundit, një rikthim në Ligën Premier për Raphinhan ka qenë një opsion më se i mundshëm.

Barcelona më herët ka qenë e hapur për shitjen e tij, por duke marrë parasysh formën e brazilianit këtë sezon, ata tashmë e konsiderojnë Raphinhan të paprekshëm.

Sidoqoftë, kjo nuk ka ndalur Arsenalin dhe Liverpoolin që të shprehin interesim për të sipas një raportimi nga TBR Football.

Do të ishte e çuditshme në rast se Barcelona pranon ta shesë Raphinhan, kjo për shkak se sa vendimtar ka qenë ai për ta këtë sezon.

Vetëm një ofertë jashtëzakonisht e lartë natyrisht do të shërbente si arsye që ata ta konsiderojnë atë, përndryshe roli i tij në skuadër është shumë i madh./Telegrafi/

Exit mobile version