Telegrafi

Arsenali i cakton çmimin e largimit, shtatë top klube evropiane e duan Aubameyangun

Pierre-Emerick Aubameyang. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Pierre Emerick Aubameyang përfundimisht do të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar veror.

Kapiteni i londinezëve nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me klubin për vazhdimin e kontratës e cila skadon në verën e vitit 2021.

Kësisoj Arsenali ka vendosur ta nxjerr në shitje yllin e skuadrës, për të fituar nga largimi i tij.

Daily Star ka raportuar se Topçinjtë i kanë vendosur tanimë çmimin e largimit prej 55 milionë eurove kapitenit të tyre.

Pierre-Emerick Aubameyang. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Duket se nuk do të jetë problem shitja e Aubas, pasi gara për t’i siguruar shërbimet e tij është mjaftë e madhe.

Gabonezi kërkohet nga Manchester United në Ligën Premier, derisa Inter dhe Roma po duelojnë në Serie A.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe dy gjigantët spanjollë Barcelona e Real Madrid, derisa Auba kërkohet edhe në Francë nga dy ekipet e fuqishme financiare PSG dhe Monaco. /Telegrafi/