Mbrojtësi boshnjak, Sead Kolasinac ende nuk ka vendosur për skuadrën e tij të re.
23-vjeçari po i kalon muajt e fundit te Schalke 04 pasi kontrata e tij me klubin bardh e kaltër skadon në qershor.
Kësisoj Kolasinac ka të drejtë të nënshkruaj qysh tani me ndonjë skuadër tjetër dhe t’i bashkohet asaj gjatë verës.
Së fundmi në garë për futbollistin boshnjak është futur edhe gjiganti anglez Arsenal.
Mediat gjermane kanë raportuar se ‘Topçinjtë’ janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit kontratë pesë vjeçare me katër milionë euro pagë vjetore.
Gjithsesi në garë për të mbeten edhe Chelsea dhe Juventus që po këmbëngulin për transferimin e tij. /Telegrafi/