Telegrafi

Arsenal 3-1 Chelsea, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Arsenali ka fituar në derbin e zjarrtë lokal ndaj Chelseat me rezultat të thellë 3-1 në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas i është kthyer fitores pas shtatë ndeshjeve në kampionat duke marrë një fitore të madhe ndaj rivalëve të tyre lokal, Chelseat.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (35’), Granit Xhaka (44’) dhe Bukayo Saka (56’) për vendasit, ndërsa Tammy Abraham (85’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Arsenali fiton thellë në derbi ndaj Chelseat, Xhaka shënoi supergol

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori anglez, Saka, i cili pas golit të shënuar dhe paraqitjes së mirë u notua me 7.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për dyshen e Chelseat, Timo Werner dhe Mateo Kovacic, të cilët u vlerësuan me notë 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Xhaka, i cili pati një paraqitje brilante dhe me një supergol të shënuar u notua me 7.3.

Arsenal:

Chelsea:

/Telegrafi/