Arsenali ka arritur të fitojë me rikthim ndeshjen finale të Kupës FA ndaj Chelseat, duke i mposhtur rivalët e urryer lokal me rezultat 2-1.
Ekipi i Mikel Artetas ka arritur të tregohet më i fortë sesa ai i Frank Lampard, duke arritur të fitojnë në tund trofeun e çmuar të Kupës FA.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (28’,67’) për Arsenalin, ndërsa për Chelsean shënoi Christian Pulisic (4’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi Aubameyang, i cili pas dy golave të shënuara u vlerësua me notë 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin e Bluve, Mateo Kovacic që pas ndëshkimit me të kuq u notua me 4.8.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli shqiptar Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje të mirë duke u vlerësuar me notë 6.6.
Arsenal:
Chelsea:
/Telegrafi/