Telegrafi

Arsenal 2-1 Chelsea, nota e Xhakës dhe të tjerëve (Foto)

Arsenali ka fituar në finalen e Kupës FA ndaj Chelseat me rezultat 2-1.

Skuadra e Arsene Wenger ka “shpëtuar” sezonin, pasi pas dështimit për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve, kanë fituar Kupën FA.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexis Sanchez (4’) dhe Aaron Ramsey (79’) për Topçinjtë, ndërsa për Blutë shënoi Diego Costa (76’).

Lexo po ashtu Arsenali 'shpëton' sezonin e dështuar, mposht Chelsean dhe fiton Kupën FA (Video)

Lojtari më i vlerësuar ishte Aaron Ramsey, i cili i notua me 7.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Victor Moses që u notua 5.3.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka luajti për 90 minuta dhe pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.9. /Telegrafi/

Arsenal:

Paraqitje superiore patën edhe Sanchez, Welbeck dhe Ozil

Chelsea: 

Dështuan edhe Luiz, Courtois dhe Matic