Arsenali humbi ndaj Manchester Unitedit me rezultat 1-3, edhe pse ishin skuadra më në fushë.
Golin e vetëm për Topcinjët e shënoi Alexandre Lacazette në minutën e 49-të, kurse për Djajtë e Kuq shënuan Antonio Valencia në minutën e katër dhe Jesse Lingard (11′, 63′).
David de Gea ishte lojtari i ndeshjes, kjo pasi spanjolli bëri disa pritje fantasike dhe kështu i dha fitores skuadrës së tij.
Pas portierit paraqitjet të mirë arriti të bëjë edhe Paul Pogba dhe normalisht dy asisituesit.
Për Arsenalin më i miri ishte Lacazette, por edhe Granit Xhaka bëri një paraqitje të mirë.
Më i dobëti me notë ishte Shkodran Mustafi, i cili gaboi te goli i dytë dhe la fushën pas 15 minutash për shkak të lëndimit. /Telegrafi/