Telegrafi

Arsenal 0-3 Man City: Nota e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve në finalen e Carabao Cup (Foto)

Granit Xhaka gjatë një dueli me Kevin de Bruynen (Getty Images)

Manchester City e ka fituar trofeun e Carabao Cup pasi ka mposhtur në finale Arsenalin me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Wembley.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar trofeun e parë për këtë sezon qysh pa përfunduar muaji shkurt, pasi kanë triumfuar në Carabao Cup ndaj ekipit të Arsene Wengerit.

Golat në këtë takim për Qytetarët e Guardiolas shënuan nga Sergio Aguero (18′), Vincent Kompany (58′) dhe David Silva (65′).

Lexo po ashtu Man City fiton trofeun e parë sezonal, triumfon ndaj Arsenalit në finalen e Carabao Cup (Video)

Vlerësimi më i lartë në këtë ndeshje shkoi për Kompanyn dhe Silvan, të cilët u vlerësuan me notë 8.2.

Kompany duke festuar golin (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili u notua me 5.0.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati notën me të lart te Arsenalit, 6.9. /Telegrafi/

Arsenal:

Te Arsenali dështuan edhe Ospina, Monreal dhe Ozil

Man City:

Paraqitje të lartë patën edhe Aguero dhe Danilo