Telegrafi

Araujo objektiv i dy gjigantëve anglezë, Liverpooli dhe Chelsea në garë për uruguaianin

Mbrojtësi Ronald Araujo është shfaqur si objektiv kryesor për Liverpoolin, të cilët vazhdojnë të kërkojnë partnerin e përkryer për Virgil van Dijk, por as Chelsea nuk qëndron prapa në garë.

22-vjeçari ka qenë i rregullt në mbrojtjen e Barcelonës dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura.

Blutë mendohej se ishin pretendentët kryesorë për uruguaianin, por raportimet e fundit shkruajnë se klubi nga Merseyside ka kaluar në ‘pole-position’.

Sipas El Nacional, Araujo është objektiv serioz për Liverpoolin, që po ashtu në mbrojtje kanë emra si Vigril van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip.

The Reds gjithashtu kishin ofruar Ibrahima Konate në afatin kalimtar të verës 2021, por francezi është paraqitur pak deri më tani.

Araujo mund të ofrojë një opsion të dobishëm për rotacion te Liverpooli, ndërsa duke parë edhe moshën ai mund të bëhet një udhëheqës në të ardhmen.

Në anë tjetër edhe Chelsea dëshiron të përmirësojë mbrojtjen duke siguruar shërbimet e uruguaianit, pasi mbrojtësit Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë në fund të kontratës me klubin nga “Stamford Bridge”.

Nëse kjo dyshe largohet, Thomas Tuchel do të mbetej me pak opsione në qendër të mbrojtjes, veçanërisht kur sistemi i gjermanit është me tre qendërmbrojtës.

Barcelona mund të detyrohet të shes Araujon këtë verë, pas rrëmujës financiare në klub. /Telegrafi/