Site icon Telegrafi

Arabia Saudite përgatit ofertë të re për Lionel Messin – duan ta ribashkojnë me Ronaldon

Lionel Messi është lidhur me një lëvizje huazimi në Ligën Pro Saudite, pavarësisht se së fundmi iu bashkua Inter Miamit.

Muajin e kaluar, transferimi i jashtëzakonshëm i argjentinasit në Shtetet e Bashkuara u konfirmua teksa ai u zbulua në stadiumin DRV PNK të skuadrës amerikane. Nënshkrimi i tij është ndoshta lëvizja më monumentale në historinë e futbollit të Amerikës së Veriut, madje duke eklipsuar transferimin e ikonës braziliane Pele në Neë York Cosmos në vitin 1975, ndërsa vendi fillon të bëhet i apasionuar pas sportit.

Mes interesimit të madhe rreth kalimit të tij nga PSG në Inter Miami, Messi shënoi një gol dramatik fitoreje nga gjuajtja e lirë në sekondat e fundit të debutimit të tij. Që prej mbërritjes, 36-vjeçari ka marrë përsipër shiritin e kapitenit dhe ka shënuar nëntë gola në gjashtë ndeshje.

Lexo po ashtu Pak ditë na ndajnë nga nominimet - favoritët për ta fituar Topin e Artë

Megjithatë, ai thuhet se është ende në sy të Fondit të Investimeve Publike Saudite (PIF). Përkundër mungesës së nënshkrimit të përhershëm të kapitenit argjentinas, disa klube në Ligën Pro Saudite janë duke kërkuar një lëvizje huazimi për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas Al Bilad Daily, PIF do të nisë bisedimet me klubin nga Florida rreth mundësisë së huazimit të Messit për sezonin 2023/24. Pretendohet se bisedimet mes skuadrave mund të fillojnë në ditët e ardhshme, me planin e PIF-së që 36-vjeçari të përfaqësojë një nga katër skuadrat e tyre në Ligën Saudite Pro: Al Ahli, Al Hilal, Al Nassr dhe Al Ittihad.

Klubet saudite kanë shpenzuar mbi 500 milionë euro për transferime deri më tani në këtë afat kalimtar, me shifrën veçanërisht të fryrë nga kalimi i kohëve të fundit i profilit të lartë të Neymar nga PSG në Al Hilal që kushton 90 milionë euro.

Lexo po ashtu Sugjerohet të ketë përballje mes MLS All-Star dhe Ligës Pro Saudite

Kur u hap afati kalimtar, Messi nuk pranoi Arabinë Saudite për t’u bashkuar me Inter Miamin pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain përfundoi në korrik. Megjithatë, PIF janë ende me shpresë për ta sjellë Messin në ligë.

Messi duket qartë se po e shijon jetën në SHBA dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se është gati të shkojë në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Exit mobile version