Anthony Joshua dhe Tyson Fury thuhet se janë afër marrëveshjes për të caktuar një meç rreth titullit të kampionit të unifikuar të peshave të rënda në boks.
Dyshja britanike kanë së bashku katër tituj të peshave të rënda, derisa në muajt e ardhshëm do të kenë përballje të ndara.
Joshua do të ketë punë me sfiduesin Kubrat Puel, ndërsa Gypsy King do të zhvillojë trilogjinë me Deontay Wilderin.
Dy meçet do të zhvilloheshin në këtë verë, mirëpo coronavirusi ka ndryshuar planet dhe tani nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të rikthehen.
Të dyja përballjet tani mund të zhvillohet në dhjetor të këtij viti, derisa destinacioni më i preferuar është Arabia Saudite.
Mirror konfirmon se Joshua dhe Fury kanë mbajtur disa negociata që në rast se fitojnë që të dy ndaj kundërshtarëve të tyre, të zhvillojnë luftën e kampionit të unifikuar në peshat e rënda. /Telegrafi/