Site icon Telegrafi

Andrea Agnelli dhe Florentino Perez kanë zbarkuar në Barcelonë për t’u takuar me Joan Laportan rreth projektit të Superligës Evropiane

Andrea Agnelli dhe Florentino Perez kanë zbarkuar në Barcelonë për t’u takuar me Joan Laportan rreth projektit të Superligës Evropiane.

Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi, janë të vetmet klube nga 12 sa ishin, që qëndrojnë mbrapa projektit të ritë futbollit.

Nëntë klube të tjera u larguan, pas paralajmërimit nga UEFA se mund të gjobiten rëndë dhe mund të mos marrin pjesë në garat evropiane.

Por, tre gjigantët evropianë besojnë ende në projektin e Superligës Evropiane dhe sot do ta zhvillojnë një takim, raporton gazetari Daivd Ibanez.

Agnelli dhe Perez tashmë gjenden në Barcelonë, aty ku i pret Laporta për të diskutuar se çfarë me tej rreth projektit të ri.

Edhe pse raportohet se nëntë klubet e tjera të përfshira ende nuk janë tërhequr, pasi kanë nënshkruar kontratë, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Gjykata e Arbitrazhit në Zvicër ka bërë të ditur se UEFA nuk mund t’i ndëshkojë klubet e përfshira në të, pasi është një projekt futbolli i hapur dhe me rregullore.

Ky projekt tenton që të rrisë të ardhurat e klubeve që janë në të, mirëpo në të ardhmen pritet të ndryshohet rregullorja, duke u mundësuar që edhe klubet e tjera të nivelit të lartë të përfshihen në të.

Mirëpo, fillimisht Superliga Evropiane duhet të themelohet zyrtarisht, e më pas të shikohen mundësitë e inkuadrimit në të. /Telegrafi/

Exit mobile version