Telegrafi

Amerikanojugorët më të mirë të momentit, mungojnë Dybala, Sanchez e Icardi – Listës i prin Messi

Amerika e Jugut është një kontinent i mbushur me futbollistë të talentuar. Në fund të fundit, në çdo rrugë të Amerikës së Jugut, futbolli merr frymë dhe jeton.

Kjo edhe mund të argumentohet se ata janë të lindur për të luajtur futboll dhe janë në të vërtetë më të mirët.

Në një listë ku janë renditur dhjetë lojtarët më të mirë të momente ka qenë shumë e vështirë për tu përpiluar.

Nga kjo listë kanë mbetur jashtë shumë emra të njohur që sot bëjnë diferencën në futbollin evropian.

Lexo po ashtu Shtatë sulmuesit më të mirë të zonës mbi moshën 30 vjeçare në këtë edicion

Portieri Ederson që ruan portën e Manchester Cityt nuk është në këtë listë.

Pastaj edhe Gabriel Jesus Paulo Dybala dhe Mauro Icardi, nuk gjende në top 10, pasi që po kalojnë një periudhë të vështirë pas lëndimeve.

Dyshja e Kilit, Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez, po ashtu nuk janë futur në këtë mes.

Edhe argjentinas si Angel di Maria dhe Gonzalo Higuain, mungojnë, pasi që lojtarët e futur janë në një tjetër nivel aktualisht. /Telegrafi/

10.Alisson Becker

9.James Rodriguez

8.Roberto Firmino

7.Nicolas Otamendi

6.Edinson Cavani

5.Sergio Aguero

4.Philippe Coutinho

3.Luis Suarez

2.Neymar

1.Lionel Messi