Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur pas humbjes parasezonale ndaj Real Madridit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Juve humbi 2-0 në Rose Bowl në Pasadena të Kalifornisë falë golave nga Karim Benzema dhe Marco Asensio.
Megjithatë, edhe përkundër humbjes, trajneri italian i Zonjës së Vjetër ka parë gjërat pozitive të skuadrës së tij, duke u shprehur i kënaqur.
“Një ndeshje e mirë, e cila përfundon një punë të mirë dhjetëditore në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë fillimisht Allegri pas ndeshjes.
“Ne u përballëm me skuadrën më të fortë në Evropë, për aq kohë sa ishte e mundur të luanim, ne e bëmë atë, duke u munduar të menaxhonim topin dhe jo duke hedhur topin larg”.
The Bianconeri return to Turin with some valuable experience under the belts ahead of the start of the new season after a win, a draw and a defeat on the US Tour after defeat this evening to Real Madrid in front of 92 thousand spectators at the Rose Bowl.
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 31, 2022
“Jam i kënaqur me punën e djemve, ende mund të rritemi shumë, ka lojtarë që duhet të kthehen”.
“Sot pati shumë shanse për të dyja palët: duhej t’i kishim menaxhuar tona me pak më shumë durim. Tani pushojmë nja dy ditë dhe pastaj kthehemi me punë, kampionati po afron”, përfundoi italiani. /Telegrafi/