Telegrafi

Alexander-Arnold provoi përsëri harkimin ikonik, por Mane nuk u tregua i saktë si Origi – senegalezi nuk shënoi nga dy metra

Trent Alexander-Arnold u përpoq të bëjë një harkimi të mençur nga këndi në fitoren e Ligës së Kampionëve të Liverpoolit ndaj Salzburgut të mërkurën mbrëma.

Pesë muaj pasi ai bëri asistimin ‘magjik’ për Divock Origin gjatë asaj fitoreje të famshme ndaj Barcelonës sezonin e kaluar, 20-vjeçari anglez provoi përsëri.

Alexander-Arnold këtë tentativë e bëri edhe gjatë të mërkurës mbrëma në fitoren e Liverpoolit ndaj Salzburgut.

Anglezi kapi mbrojtjen e mysafirëve në befasi duke bërë përsëri një harkim të përkryer nga këndi, por kësaj radhe për senegalezin Sadio Mane.

Por, me gjithë asistimin e tij superior, Mane nuk arriti ta konkretizojë në gol dhe ta dërgoj epërsinë në 5-3.

Huqja e Manes erdhi nga vetëm dy metra, por harkimi i mbrojtësit anglez është vlerësuar lartë, shkaku edhe i nostalgjisë së golit të majit ndaj Barcelonës.

Ky harkim i cilësuar si ikonik është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/