Telegrafi

Alarmohen skuadrat e mëdha, Lyoni ia cakton çmimin brazilianit Bruno Guimaraes

Lyoni po kalon nëpër një moment jo të mirë në Ligue 1, pasi përsëri ka mbetur mbrapa konkurrentëve për titullin e kampionit.

Por njëri nga futbollistët që ka shkëlqyer këtë vit me gjigantin francez është padyshim mesfushori brazilian Bruno Guimaraes.

Mesfushori defensivë ka shkëlqyer në 23 takime duke rritur vlerën e tij dhe duke zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha.

Arsenal, Juventus, Everton, Newcastle United, Barcelona e West Ham United janë skuadrat që janë duke tentuar transferimin e tij.

Duke parë se mund të mbetën edhe një vit pa u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, Lyoni është gati ta largojë brazilianin në janar në mënyrë që të fitojë nga shitja e tij.

Gjiganti francez i ka bërë të qartë ekipeve që e duan brazilianin se janë gati ta japin tani atë në huazim, por vetëm nëse në klauzolë bëhet blerja e detyrueshme në verë.

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas i ka bërë të qartë klubeve të interesuara se mund ta huazojë lojtarin, vetëm nëse blerja përfundimtare bëhet e detyrueshme për 44 milionë euro. /Telegrafi/