Site icon Telegrafi

Alarmohen klubet e mëdha, Rennes i jep ultimatum Camavingas: Vazhdoje kontratës ose largohu këtë verë

Eduardo Camavinga është njëri nga mesfushorët më të talentuar për momentin në botë.

Mesfushori francez ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me Rennes në Ligue 1 dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Real Madrid, Manchester United, Bayern Munich, Juventus, Liverpool e Arsenal janë në ndjekje të tij.

18-vjeçarit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij dhe Rennes nuk duan që ta humbasin atë pa fituar asgjë pas një viti.

Kësisoj klubi francez i ka dhënë ultimatum lojtarit, të vazhdoj kontratën e propozuar edhe për pesë vite të tjera, ose të largohet këtë verë.

Rennes nuk duan që lojtari të mbetet në klub pas përfundimit të afatit kalimtar, pasi rrezikojnë ta humbasin në fund të sezonit pa fituar asgjë.

Klubi francez është gati ta lejoj largimin e lojtarit këtë verë nëse vijë ndonjë ofertë prej 25 milionë eurove.

Skuadrat e interesuara për lojtarin, pritet që gjatë ditëve të ardhshme të fillojnë bisedimet me Rennes për talentin e madh francez. /Telegrafi/

Exit mobile version