Jack Grealish pritet të largohet nga Aston Villa, në rast se skuadra bije nga Liga Premier në Championship.
Anësori anglez po shkëlqen në këtë edicion, derisa ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Manchester United, Chelsea, Arsenal, Manchester City dhe Liverpool, janë skuadrat më të interesuara për Grealish.
Ish-portieri i Anglisë, Paul Robinson ka thënë se lojtari do të largohet nga Villa, në rast se ndodhë rënia e tyre nga liga.
“Nuk ka dyshime. Aston Villa do t’i humbë disa lojtarë në rast se bien nga liga”, ka thënë ai.
“Jack Grealish, Tyrone Mings, Tom Heaton dhe John McGinn, që të gjithë do të largohen”.
“Ata janë shumë lojtarë kualitativ dhe nuk do të pranonin të luanin sërish në Championship, kështu që Aston Villa duhet të përgatitet për shitjen e tyre”, ka shtuar më tej Robinson. /Telegrafi/