Al-Nassr mund të punësojë një tjetër superyll pasi ka sjellë në klube emra si Cristiano Ronaldo dhe Marcelo Brozovic.
Siç raporton Goal, Sadio Mane është në negociata me Al-Nassr dhe ata janë në rrugë të mbarë drejt një përfundimi pozitiv.
Mane ka një kontratë të vlefshme me Bayernin deri në verën e vitit 2025, por mediat në Gjermani prej muajsh shkruajnë se ai nuk është i kënaqur në Mynih.
🚨Bayern Munich player Sadio Mane's representatives have met with Saudi Arabian club Al Nassr to discuss a move for the Senegal international.
🇸🇳 🔴 #FCBayern 🟡 #AlNassr https://t.co/nqgNnLnKB0 pic.twitter.com/yg1IcwZ6CN— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) July 15, 2023
Senegalezi dëshiron të largohet dhe kjo është një mundësi që Al-Nassr nuk dëshiron ta humb.
Mane është vetëm 31 vjeç dhe mund të luajë ende në ligat më të forta evropiane, por do të shohim nëse ai do të vendosë për milionat saudite.
Mane shënoi 12 gola në 38 ndeshje për Bayern Munich sezonin e kaluar. /Telegrafi/