Telegrafi

Al Nassr e do Icardin si partner të Ronaldos në sulm

Klubi nga Arabia Suadite, Al Nassr janë në bisedime për të nënshkruar me një partner të ri sulmues për Cristiano Ronaldon dhe ai thuhet se është Mauro Icardi.

Ish-sulmuesi i Manchester United nënshkroi gjatë të premtes me Al Nassr në një marrëveshje rekord botëror për nga fitimet personale.

Megjithatë, shpenzimet e sauditëve nuk kanë mbaruar me kaq, pasi ata duan një partner për portugezin.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, ish-ylli Interit dhe Paris Saint-Germain, Mauro Icardi është tani një objektiv për Al Nassr.

 

Reprezentuesi argjentinas është informuar se mund të largohet nga Galatasaray në afatin e janarit, me një kalim te Neëell’s Old Boys që është diskutuar.

Megjithatë, Al Nassr tani është në kontakt me Icardin për transferimin në Arabinë Saudite dhe partneritetin e Ronaldos në një sulm me pesë yje. /Telegrafi/