Telegrafi

Aksidenti me fatalitet në Podujevë, Policia arreston ngasësin e automjetit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet në Llapashticë të Podujevës.

Policia njofton se aksidenti me fatalitet ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve me ngasës, meshkuj.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Podujevë – një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

“Fsh. Llapashticë- Podujevë  19.12.2023 – 20:00.  Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/